Samsung prezantoi telefonin më të ri, Galaxy A56. Galaxy A56 vjen me një sërë përmirësimesh në dallim nga gjenerata e kaluar, përfshirë karikimin e shpejtë dhe ekranin më të madh. Telefoni tani është gjithashtu më i hollë, ka një trashësi prej 7,4 milimetra. Moduli me kamera është ridizajnuar, kurse në ekran dhe në pjesën është vendosur mbrojtja Gorilla Glass Victus+, dhe korniza është e punuar nga alumini. Është telefoni i parë me çipin Exynos 1580, pavarësisht faktit që Samsung e prezantoi në tetor të vitit të kaluar.
Çipi i Samsung paraqet një avancim të madh në raport me paraardhësin, kurse ka 2,9 GHz CPU, AMD GPU me 2x WGP dhe NPU me 14.7 TOPS, e për fat të keq do të ketë vetëm 8 GB RAM edhe pse ishte raportuar për 12. Ekrani është përmirësuar dhe tani është 6,7-inç Super AMOLED me ndriçim 1900 nit e ekrani është Full HD+ dhe mbrojtje Gorilla Glass Victus+.
Samsung Galaxy A56 is here!
New camera island design
Thinner & lighter body (7.4 mm thick, 197 g weight)
⚒️ Gorilla Glass Victus+ for the front & back
IP67 dust & water resistance rating
50 MP 1/1.56″ F/1.8 main camera + 12 MP F/2.2 ultra-wide lens + 5 MP F/2.4 macro… pic.twitter.com/Qv2VSbCHPt— Alvin (@sondesix) March 2, 2025
Galaxy A56 ka sensorin kryesor prej 50 MP, atë ultra të gjerë prej 12 dhe makro prej 5 MP, e në anën e përparme gjendet kamera selfie prej 12 MP. Ajo çfarë ka ndryshuar është algoritmi që vihet në punë nga inteligjenca artificiale. Samsung po sjell edhe më shumë Inteligjencë Artificiale në linjën e tij të telefonave. Galaxy A56, A36 dhe A26 i ri tani vijnë me atë që kompania e quan “inteligjencë fantastike”, duke mundësuar një sërë veçorish të reja të redaktimit të imazheve të fuqizuara nga AI, tashmë të disponueshme me linjën më të shtrenjtë S25 të Samsung.