Sekretarja për shtypin në Shtëpinë e Bardhë, Sarah Sanders, tha për një televizion se Zoti ka dashur që Donald Trump të bëhet President. Sanders i bëri komentet në një intervistë me rrjetin Kristian të transmetimit, CBN, duke thënë se kjo ishte arsyeja përse Trump ishte në detyrë. Ndërkaq, “Washington Post” raporton se Trump ka marrë votat e 80 për qind të evangjelistëve në 2016-n.