Art & Kulturë

“Say You’ll Remember Me”, më shumë se një romancë klishe…

“Thuaj se do të më kujtosh” nga Abby Jimenez është një libër emocional dhe romantik rreth dy njerëzve, të cilët, pavarësisht të gjitha vështirësive, bëjnë gjithçka që munden për të qëndruar bashkë.

Ndoshta mund të mos ketë diçka të tillë si ‘djali perfekt’, por Xavier Rush i afrohet tmerrësisht. Një veteriner i mrekullueshëm që jep ndjesinë e një perëndie greke – ndërsa përkëdhel një kotele të vogël? Një ‘po’ absolute. Kjo derisa Xavier hap gojën dhe vërteton se edhe ‘perënditë’ e mahnitshme mund të thonë gjënë absolutisht më të gabuar. Sigurisht, nuk ka asgjë që Samantha do më shumë sesa të vërtetojë se një idiot ka gabuar…

…përveç nëse, sigurisht, ai mund të pranojë se ka bërë një gabim. Por pas një takimi të pabesueshëm – ndoshta më i miri në histori – Samantha detyrohet të pranojë të vërtetën, se familja e saj është në krizë dhe çdo lloj marrëdhënieje do të ishte e pamundur. Samantha i lutet Xavier ta harrojë. Të kujtojë natën e tyre së bashku si një moment të përsosur, sado dërrmuese të jetë kjo. Vetëm se asnjë lloj distance ose kohe nuk është e mjaftueshme për të harruar atë çfarë ndodhi midis tyre. Dhe e vetmja gjë më e mirë se një kujtim i vetëm i përsosur është të bësh një jetë – dhe madje një dashuri – që ia vlen të kujtohet.

Xavier është një veteriner që është shumë më i mirë me kafshët shtëpiake sesa me njerëzit. Kur takon Samantha-n e qetë, ata kanë një përshtypje të parë për njëri-tjetrin, aspak perfekte (për të mos thënë më negativen e mundshme). Megjithatë, ata rilidhen dhe kanë një takim të parë të mrekullueshëm.

Por Samantha do të shkojë në Kaliforni të nesërmen, për t’u zhvendosur atje përgjithmonë. Familja e saj është në krizë dhe ajo duhet të jetë atje. Ndërsa Samantha i lutet Xavierit ta harrojë, ai nuk mundet. Dhe as ajo nuk mund ta harrojë atë.

Suksesi i librave të romancave padyshim qëndron në mënyrën se si është realizuar romanca. Dhe ndonjëherë nuk shkon ashtu siç duhet, ose është shumë e sforcuar. Nëse do ta dëgjonim përmbledhjen e librit, dy njerëz që pas vetëm një takimi bëjnë gjithçka që munden për të qëndruar bashkë pavarësisht distancës së madhe dhe vështirësive familjare, do të thonim se askush nuk do ta bënte këtë në asnjë rrethanë në jetën reale.

Ndërsa po, mënyra më e lehtë do të kishte qenë që Xavier dhe Samantha të ndalonin së takuari njëri-tjetrin, është e qartë gjithashtu pse nuk mundeshin. Ishte një zgjedhje interesante që ata të ishin një përputhje e përsosur, por forcat e jashtme janë pengesë. Fillon shumë si një romancë me theksin në pamjen e jashtme të njerëzve dhe një qasje më të qetë ndaj dialogut. Por ky libër me të vërtetë futet në tema më të thella.

Nëna e Samantha-s vuan nga sëmundja e Alzheimerit në fazat e hershme dhe familja e saj ka ndaluar gjithçka për të ndihmuar nënën e tyre, në mënyrë që ajo të mund të qëndrojë në shtëpi dhe të mos shkojë në një qendër shëndetësore. Ishte mjaft prekëse të lexosh për këtë, dhe duket si shkrimtarja bëri hulumtimin e saj se sa e vështirë është të kesh një të afërm të dashur që vuan nga kjo sëmundje. Ndërsa Samantha ishte e lumtur në Minesota, ajo duhet të jetë aty për nënën e saj, pavarësisht se sakrifikoi lumturinë e saj. Dhe Xavier vjen nga prindër abuzivë me të cilët ai nuk flet më. Por kjo krijoi trauma të përjetshme për të, dhe gjithashtu është një arsye pse ai është i vendosur të ketë sukses dhe nuk dëshiron ta shesë klinikën e tij. Ai dëshiron t’u provojë atyre se e kanë gabim.

“Thuaj se do të më kujtosh” është një romancë e realizuar mirë që nxjerr në pah edhe problemet reale që njerëzit përjetojnë. Një libër dhe histori mjaft shpresëdhënëse. Nëse ishit duke kërkuar një romancë por dhe tema të thella, kjo është një zgjedhje e shkëlqyer.