Live From Tirana

Sazan Guri: “Vilat prej druri nuk e dëmtojnë natyrën e Thethit!”

I ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana”, ka qenë aktivisti Sazan Guri, për të diskutuar më shumë mbi situatën aktuale në Theth, mbi aksionin e prishjes së objekteve pa leje. Si e komenton ai këtë situatë?

Këto shtëpizat e lëvizshme prej druri, a e dëmtonin realisht natyrën e Thethit?

Fare. Unë kam qenë disa herë në Theth. Unë këtë rol kam, të mbroj të pambrojturit. E kam shpallur veten si misionar për mbrojtjen e të pambrojturve. Jam i bindur që ai lloj ndërtimi natyror që ka bërë ai thethiani, që është shumë më i mençur se politika, se kryeministri, apo se mestarja e deputetëve dhe e vendimmarrësve, është shumë më i mençur. Nuk mendoj dot kurrë që një dukagjinas, qoftë në Theth, në Shalë, të bëjë gabime në natyrën që ai e ka ruajtur. Ai ka ruajtuar natyrën. Në librat gjermanë dhe francezë, shqiptari mbahet që para 50 vjetëve si njeriu më ekologjist, njeriu më natyror, njeriu më i dashur me kafshët, se jetonte me kafshët në ahur.