I ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana”, ka qenë aktivisti Sazan Guri, për të diskutuar më shumë mbi situatën aktuale në Theth, mbi aksionin e prishjes së objekteve pa leje. Si e komenton ai këtë situatë?
Ka shumë ngjarje brenda këtyre dy javëve. Unë mendoj se po ndodh një gjendje katastrofe, që fillon nga kryeministri i pari. Sepse nuk mundet dot që të kenë ndodhur kaq shumë gjëra dhe ai të mos jetë vetë shkaku, apo personi që ka vetë përgjegjësi, qoftë qeveritare, qoftë morale.
Kur ju si ambientalist shihni që po hiqen disa vila në shërbim të turistëve në Theth, ky është lajm i mirë apo lajm i keq?
Është lajm shumë i keq, për të mos thënë i poshtër. Sepse ka një pyetje të thjeshtë: Pse i ndërtuan ata? Ku i ndërtuan? Ku e morën lejen? Kur unë në shtëpinë muze të babait në Berat, unë nuk marr dot leje për një tjegull. Atëherë si mund të ngresh një pallat dy apo tre kate, pa leje? Kryeministri i ka vetë lejet e vilave turistike nga 2 kate e lart, siç ka dhe ato 20 kate në Tiranë. Atëherë, si i ka shpëtuar atij kjo? Ai është vetë kryetari i këshillit kombëtar të territorit, ai është vetë hapësira, është vetë territori.