Sot e ftuar në emisionin “Live From Tirana” ka qenë kostumografja dhe skenografja e njohur Stela Laknori. Mbi të gjitha ajo është edhe themeluese e “Tirana Costume Fest”. Në lidhje me të gjithë punën e saj dhe projektet e saj të reja ajo ka treguar gjithçka për Top Albania Radio.
“Tirana Costume Fest” është një nisëm e imja pas shumë vitesh pune. Do të doja shumë sikundërse në Europë edhe në Shqipëri të ketë një garderobë filmash. Ne e kemi një të tillë, është garderoba shtetërore e Kinostudios e cila vazhdon akoma që të ketë kostume nga më të ndryshmet por për një periudhë vitesh të caktuara ajo nuk ka funksionuar më dhe nuk ka veshje të kohëve të sotme dhe unë jam përpjekur shumë përgjatë viteve dhe kam koleksionuar shumë dhe kam mbeldhur kostume të epokave të ndryshme. Kam krijuar një studio ku secili mund të vijë në rradhë të parë të shikojë apo të mari me qera por mund që të ketë edhe veshjen e tij ose të saj të preferuar. Lirisht mund që të kompletosh një film të shkurtër me garderobën që unë kam krijuar.
“Tirana Costume Fest” përpos një ekspozite ekskluzive është edhe një vend që ti mund të ndërveprosh me kostumet dhe mund që t’i japësh jetë në një farë mënyre por edhe mund të krijosh apo edhe të sjellësh të reja. Nëse dikush ka kohë për eventin ku do të shkojë, për filmin apo për projektin ai lirisht mund të vijë që të bëjmë bisedën dhe ta rikrijojmë.
Nëse do të bënim një historik të shkurtër të kinematografisë që ju mund t’i quani si më të famshmit apo më dominuesit?
Mendoj që mund ta ndajmë në dy etapa. Filmat që janë bërë në kohën e komunizmit kanë pasur një qasje të kostumeve më të mira të cilat janë parë edhe me ëndje. Gjithmonë lakmoheshin dhe mbahen mend.
Si funksionon përzgjedhja e bazës materiale?
Puna e parë që bëjmë është leximi i skenarit dhe përcaktimi i personazheve që edhe bëhet në bashkëpunim të ngushtë me regjisorin për të parë edhe vizionin që ai do të vendosi filmin. Ne duhet të ndjekim këtë rrugë që na vendoset në fillim. Një punë bashkëpunuese ku ne shprehim edhe krijimtarinë tonë. Fillojnë skicat e para, mendimet apo propozimet për ta krijuar sa më bukur dhe që të jetë sa më afër në radhë të parë edhe në funksion të skenave dhe të filmit që të jetë edhe sa më i besueshëm për publikun. Më pas vazhdon realizmi. Çdo gjë lidhet ngushtë me tipologjinë e skenarit ose me vitet për të cilat skenari na flet.
Cili është filmi shqiptar që ka kostumografinë dhe skenografinë më të kururar?
Është një pyetje shumë e vështirë. Unë kam kolegë shumë të përgatitur të cilët gjatë gjithë këtyre viteve janë përpjekur shumë që të sjellin sa më reale të gjithë situatën. Unë do të veçoja disa, nuk do të ndalesha vetëm tek njëri. Ka shumë regjisorë të cilët janë përpjekur shumë për të na sjellë diçka të mirë. Do të dalloja “Liqeni Im” i të madhit Gjergj Xhuvani apo “Zana” nga Antoneta Kastrati. Ka shumë nuk e di, nuk i ndaj dot sepse ka shumë. Kemi edhe seriale kohët e fundit. Po përpiqemi që të sjellim gjëra shumë të mira për publikun.