Aktori fitues i Oscar, Sean Penn, 64 vjeç, bëri debutimin e tij zyrtar në tapetin e kuq me të dashurën e tij të re, aktoren 30-vjeçare Valeria Nicov, në Festivalin e 21-të të Filmit në Marrakech. Të dy kanë mbërritur në event të shtunën e 30 nëntorit, duke u dukur elegant teksa kanë pozuar bashkë për fotografët.
Pavarësisht se paparacët i fotografuan duke u puthur në rrugë në Madrid në fillim të shtatorit, e më pas u filmuan edhe në aeroport, aktori dhe e dashura e tij 30 vite më e re, nuk e kishin pranuar publikisht se se janë çift. Penn u nderua duke marrë çmimin Festival Star nga aktorja italiane Valeria Golino.

Përpara Nicov, Penn ishte në një lidhje me aktoren Olga Korotyayeva, 44 vjeç, për disa muaj në 2023. Pas ndarjes së tyre, Penn foli për të qenë i lumtur si beqar që dilte ndonjëherë në takime, në një intervistë të qershorit 2024 me The New York Times.
Unë jam thjesht i lirë. Nëse do të jem në një lidhje, do të jem ende i lirë, ose nuk do të jem në të dhe nuk do të lëndohem, nuk e ndiej se do të më thyhet zemra sërish nga romanca.
Është e paqartë se sa serioze është marrëdhënia e Penn dhe Nicov. Para lidhjes së shkurtër të Penn me Korotyayeva-n, ai ishte i martuar me aktoren 32-vjeçare australiane Leila George. Të dy u martuan në verën e vitit 2020 dhe George bëri kërkesë për divorc në fund të 2021. Çifti finalizoi divorcin e tyre në prill 2022. Penn ka pasur një sërë marrëdhëniesh të profilit të lartë gjatë viteve dhe më parë ai ishte i martuar me Madonna dhe Robin Wright.