Aktualitet

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së sot në Tiranë

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger nis sot një vizitë në Tiranë, ku do të takohet me zyrtarë të lartë të shtetit. Axhenda e tij përfshin bisedime me Presidentin Meta, Kryeparlamentarin Ruçi, Kryediplomatin Bushati dhe Ministrin e Brendshëm, Xhafaj. Gjithashtu, Greminger do të takojë Kryedemokratin Basha. Gjatë vizitës, pritet firmosja e marrëveshjes së bashkëpunimit lidhur me projektin “Mbështetje për Kuvendin e Shqipërisë dhe Edukimin Qytetar”.