Specialistë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Elbasan ushtruan kontrolle në dyqanet e tregtimit të mishit. Vetëm pak ditë më parë, në këtë qytet u sekuestruan rreth 8 tonë mish i kontaminuar. Drejtori i AKU-së Elbasan, Firdus Kurti thotë se kontrollet janë të vazhdueshme për të garantuar cilësinë e produktit që shkon në tryezën e konsumatorit. Kurti tha se kontrollet do të jenë shpeshta gjatë mujave të nxehtë të verës, pasi rreziku është më i lartë.