200 kg kanabis u sekuestruan sot në kufirin shqiptaro-grek. Policia e shtetit fqinj arrestoi dy persona, të cilët transportonin lëndën narkotike. Dy grekët e moshës 51 dhe 60-vjeçare, udhëtonin të ndarë për të siguruar ngarkesën. Dyshohet se kanabisi ishte blerë në Shqipëri.