Sekuestrohet ish-Hotel Vollga në Durrës, pronësinë e të cilit e pati fituar përmes dy akt-dhurimeve Emiljano Shullazi i akuzuar dhe për pastrim parash. Godina u rrethua me shirit nga Policia, në mbështetje të zbatimit të vendimit të sekuestrimit nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara.Për shkak të vendndodhjes së tij, buzë detit, prej vitesh janë nxitur konflikte pronësie për objektin e lënë në mëshirë të fatit. Kohët e fundit, aty gjejnë strehim refugjatë nga vendet e Lindjes së Mesme, që synojnë të kalojnë ilegalisht në Itali.