Showbiz

Selena Gomez ‘kryqëzohet’ nga fansat për performancën e dobët në “MTV AMA”

Rikthimi i Selena Gomez në skenën e “American Music Awards” ishte i shumëpritur nga fansat dhe publiku i gjerë i këtij spektakli.

Por, gjërat nuk kanë shkuar siç duhet për këngëtaren e famshme. Performanca e dy hiteve të saj “Lose You To Love Me” dhe “Look at her Now” janë kritikuar ashpër ndërkohë që Selena nuk dukej aspak në formë.

27-vjeçarja u kritikua për stonaturë sakaq, zëri i saj nuk ishte aspak në harmoni me muzikën. Performanca dhe interpretimi i Gomez nuk ishin në nivelin e duhur duke bërë që paraqitja e saj të konsiderohej si një ndër më të dobëtat e mbrëmjes.