Showbiz

Selena Gomez zbulon se si e menaxhon llogarinë e saj të Instagramit

Këngëtarja e famshme Selena Gomez pas një shkëputjeje të gjatë nga rrjetet sociale është përpjekur të dëgjojë thirrjet e fansave dhe të rikthehet në përdorimin e tyre.

Edhe pse ajo tashmë i zbulon ndjekësve momente nga jeta e saj, nuk është mjaftueshëm aktive dhe kjo për një arsye që 26-vjeçarja e ka zbuluar së fundmi.

Gjatë një interviste, ylli i Hollywood u shpreh se në telefonin e saj nuk e ka të instaluar këtë rrjet social. Nëse dëshiron të postojë diçka ajo i drejtohet një mikeje për t’i huazuar telefonin dhe Instagramin.

Selena pranoi se të qëndruarit shumë kohë në Instagram dhe duke lexuar komentet negative të ndjekësve e ka bërë që të ndjejë pasiguri për veten dhe trupin e saj.

Edhe më parë ajo ka bërë një deklaratë publike ku i këshillonte të gjithë fansat e saj të mos krijojnë varësi nga platformat sociale.