Gossip Live From Tirana

“Selin po e përdor Mirin”/Xhodi Skura: Ia bëj hallall Keijsit po puthi Inën, vetëm të dalë Lorna…

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Xhodi Skura, ish-banorja e “Big Brother VIP 5”. Ajo ka treguar më tepër mbi eksperiencën e saj brenda shtëpisë, mendimin mbi banorët por jo vetëm…

A mendon se Lorna rrezikon të dalë nga ky nominim?

Duke parë dinamikat dhe shpëtimin e kësaj jave, ishte një nominim i fortë, tre personazhet e tjerë i shikoja deri diku të rrezikuar, por Keijsin jo. Edhe Mateon e pashë që u vu në lojë, edhe struktura që krijoi vetë Brikena, mendoj që arriti ta shpëtonte, duke parë edhe pëlqimin e publikut për Mateon. E mendoj si një nominim të fortë, por pashë që Ina fitoi. Kështu që nga ky nominim që u bë, Ina u pa dhe nga personat brenda, por dhe nga publiku, që është e shpëtuar. Kështu që e heq nga ky nominim, përderisa u shpëtua herën e fundit. Mendoj se Keijsi do bëjë të pamundurën që t’i japë më shumë fuqi, siç i dha këto ditë dhe ta kalojë këtë nominim. Janë dy dyshe dashurie, sado që Selin dhe Miri nuk kanë asgjë, edhe pse nga ana e Mirit lë hapësirë për t’u diskutuar. Selin është shumë e zgjuar dhe po e përdor në këtë lojë mjaftueshëm mirë Mirin. Publiku ka mjaft interes për Selin dhe për Mirin, kanë dalë dhe të preferuar. Në këtë nominim e shoh të rrezikuar Lornën. Por pastaj kur e mendoj më thellë, kemi një pikëpyetje shumë të madhe për Lornën dhe për Mirin. Unë do votoj vetë që të dalë Lorna. Ia bëj hallall Keijsit po puthi Inën, vetëm që të dalë Lorna (qesh). Sado që nuk më pëlqen Keijsi. Mendoj se po të mos ishte Keijsi, dy vajzat kanë inteligjencë në lojë, janë dinake dhe mendoj se do ishin shumë mirë vetëm. Por ata janë si tre kukulla që tërheqin njëri-tjetrin, po të mos jetë njëri, nuk janë dot dy të tjerët.