E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Xhodi Skura, ish-banorja e “Big Brother VIP 5”. Ajo ka treguar më tepër mbi eksperiencën e saj brenda shtëpisë, mendimin mbi banorët por jo vetëm…
Cili banor sipas teje aty brenda nuk ka vlera?
Një ndër to, mendoj se është kryesori, Keijsi. Pa dashur të prek pjesën se nga cili emision vjen, për mua nuk ka të bëjë fare. Kemi parë që ka patur personazhe të tjerë që kanë dalë nga “Përputhen” dhe kanë ditur të tregojnë veten dhe të tregojnë aftësitë e veta. Për sa i përket lojës së tij dhe personazhit që ka krijuar, ai dëshiron famën më shumë se çdo gjë tjetër. Shet gjithë personazhin e tij të trilluar vetëm për disa klikime, për të pasur një vëmendje më të madhe. Unë e vlerësoj si emision, por mendoj se kush futet në “Përputhen”, e ka ‘bukë me djathë’ “Big Brother”. Ti vjen nga një emision ku njihesh me shumë personazhe, në aspektin e dashurisë. Është një trampolinë, është një stërvitje shumë e madhe, si për vajzat, si për djemtë. Personalisht nuk do zgjidhja të bëhesha pjesë e një emisioni që të njihja djem, me mijëra njerëz duke më parë. Kështu që mendoj se duhet të jesh shumë i fortë për ta përballuar si program.