Në Ballkanin Perëndimor, Serbia është deri tani vendi me numrin më të lartë të rasteve me koronavirus: 55. Presidenti serb Vuçiç shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Nga sot, Ushtria po ruan spitalet shtetërore, ndërsa policia monitoron ata që janë të karantinuar për 14 ose 28 ditë. Kush shkel izolimin, rrezikon deri në 3 vjet burg në Serbi. Në Bosnje, ka 24 të prekur, në Maqedoninë e Veriut 18 e në Kosovë 13. Në Malin e Zi nuk ka asnjë të infektuar deri tani.