Meghan Markle nuk ka arritur pritshmëritë me serialin e saj në Netflix, “With Love, Meghan”.
Pas një fillimi të vakët me sezonin e parë, edhe pjesa e dytë e programit nuk ka pasur suksesin e shpresuar, duke u përballur me audiencë të ulët.
Sezoni i parë, i lançuar në mars, pati një hyrje premtuese duke u renditur fillimisht në top 10-shen globale të Netflix.
Megjithatë, performanca e tij ra ndjeshëm, duke përfunduar në vendin e 383-të me vetëm 5.3 milionë shikime gjatë gjysmës së parë të vitit, mes mbi 7 mijë titujve të tjerë.
Edhe pse u vlerësua si programi më i ndjekur i Netflix në kategorinë e kulinarisë, kjo nuk mjaftoi për të siguruar një sukses më të gjerë.
Sezoni i dytë, me nëntë episode të reja, debutoi më 26 gusht dhe përfshiu kuzhinierë të njohur si David Chang dhe Samin Nosrat, si dhe të ftuar specialë si Chrissy Teigen dhe Tan France.
Por, pavarësisht këtyre emrave të mëdhenj, seriali nuk arriti të futet në listën e “10 shfaqjeve më të shikuara” të Netflix, as në SHBA, as në Mbretërinë e Bashkuar, e as globalisht për javën 25–31 gusht.
Megjithatë, Markle nuk ka ndërmend të ndalet. Archewell Productions ka konfirmuar se në dhjetor do të publikohet një speciale festive e xhiruar në Montecito.
Këtë dhjetor, bashkohuni me Meghan në Montecito për një festë magjike
-thuhet në deklaratën e kompanisë.