Sport

Sezon i lodhshëm për Real Madridin: 68 ndeshje, bonuse dhe nisja e një kapitulli të ri pa Modricin!

Real Madrid sapo ka përfunduar një nga sezonet më të ngarkuara në historinë e klubit, me gjithsej 68 ndeshje zyrtare dhe 3 miqësore në kalendar. Ndeshja e fundit u luajt më 14 korrik në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube kundër Chelseat, duke lënë pak kohë për pushim para sezonit të ri.

Pavarësisht eliminimit, futbollistët e “Los Blancos” janë shpërblyer për përpjekjet e tyre. Sipas “Marca”, secili lojtar ka përfituar një bonus total prej 280 mijë eurosh, të ndarë në:

– 50,000 € për kalimin e fazës së grupeve

– 80,000 € për kualifikimin në çerekfinale

– 150,000 € për arritjen në gjysmëfinale

Në mesin e të shpërblyerve ishte edhe Luka Modric, i cili pas 63 ndeshjeve të zhvilluara sezonin e kaluar, ka mbyllur kapitullin me Realin për t’iu bashkuar Milanit.

Legjenda kroate pritet të sjellë ndikim jo vetëm në fushë, por edhe financiarisht, pasi ka gjeneruar menjëherë interes të madh te tifozët kuqezi.

Ndërkohë, skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso do të nisë përgatitjet për sezonin e ri më 4 gusht, ndërsa sfida e parë në La Liga është caktuar për më 19 gusht ndaj Osasunës.