E ftuar në emisionin “Back to the Beginning” këtë javë ka qenë Diana Ziu. Një kompozitore mjaft e njohur e cila ka treguar në radio me nostalgji gjithçka nga rinia e saj dhe pasioni për pikturën dhe jo vetëm kaq…
Jam në një lloj linje e cila e gjitha përshkrohet në energji që në brendësinë e saj ose në subkoshiencën time është një fjalë dashuri. Unë e dua shumë jetën, fëmijët, bashkëshortin tim dhe aty përmblidhen të gjitha dhe më motivojnë të sjell aty ku rri dhe jetoj këtë energji. Më pëlqen që pranë shpirtit tim të mbaj të mirën. Ato që më kanë zbukuruar në jetën time janë sakrificat. Gjithçka që kam vuajtur më është kthyer në buzëqeshje.
Ajo që më mbush plot është muzika dhe arti. Është gjë e madhe, jam me fat që kam lindur kështu dhe më është ofruar kjo që e vogël.
Si nuk është cunguar asnjëherë dashuria, pavarësisht se liria, jeta, nevoja për t’u shprehur njësoj është cunguar pak nga sistemi ku ka jetuar Diana por edhe nga sprovat e jetës?
Ne pësuam një dështim shumë të madh, unë kisha shumë ëndrra dhe mendoja se si do të ishin në një të ardhme. Ëndrra ka qenë një gjë shumë madhore në raport me jetën dhe me muzikën dhe në raport se si do të vërshonin të gjitha ato që studioja. Mendoja se në një të ardhme si do të shpaloset e gjithë kjo gjë dhe punë e madhe. Flisja vetëm për ato pak krijime që po bëja në vitet e adoleshencës dhe më pas kur isha studente, mendoja diçka shumë madhore sepse të mbarosh për kompeticion nuk është e lehtë. Ky ishte dështim shumë i madh sepse nuk na është afruar në të dy sistemet dhe ka pasur probleme.
Nuk po bëhet asgjë për artin dhe në raport për asgjënë që po bëhet, artistët në të vërtetë kanë shumë dhimbje brenda, sakrifica shumë të mëdha për të arritur çfarë? Për të realizuar një ëndërr.
Diana zbuloi gjithashtu se ka shkruar edhe simfoninë e saj të dytë.