Showbiz

SHBA akuzon OBSH për përhapjen masive të Covid-19

Ishte Donald Trump ai i cili para disa ditëve doli me një deklaratë publike duke bërë fajtor Organizatën Botërore të Shëndetit për përhapjen masive të Covid-19 duke e kthyer virusin në një pandemi.

Sipas SHBA-së, OBSH nuk e ka lajmëruar në kohë komunitetin global për rrezikun e përhapjes së Koronavirusit duke vënë marrëdhëniet politike mbi shëndetin. Qeveria Amerikane thekson se nëse përfaqësuesit e OBSH do të kishin kërkuar menjëherë mbylljen e kufijve nëpër botë, sot nuk do të ishim në këtë gjendje të frikshme.

Mes kreut të OBSH-së, Tedros Adhanom dhe presidentes së Tajvanit Tsau Ing-en ka patur një lloj tensionimi të marrëdhënieve. Mësohet se Terdros ka marrë komente raciste dhe kërcënime me vdekje, për të cilat akuzoi Tahvanin.

Nga ana tjetër, Trump ka paralajmëruar se do shikojë fondet për OBSH-në.