Bota

SHBA-ja goditet nga stuhia tropikale Gordon, 27 mijë persona pa energji elektrike

Ndërkaq, edhe Shtetet e Bashkuara janë goditur nga stuhia tropikale Gordon, që nuk u shndërrua në uragan, por preku tokën në perëndim të kufirit mes Alabamës e Misisipit. Mbi 27 mijë persona kanë mbetur pa energji elektrike, kryesisht në Alabama e Florida. Erërat fryjnë me shpejtësi deri në 110 km në orë, ndërsa nesër pritet dobësimi i stuhisë kur të përshkojë Misisipin, Luizianën e Arkansasin.