Bota

SHBA mbyll misionin palestinez në Uashington

SHBA do të mbyllin misionin e organizatës për çlirimin e Palestinës në Uashington. Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë palestinezë. OCP është përfaqësuesja e njohur ndërkombëtarisht e popullit palestinez dhe ka hapur zyrën e saj në kryeqytetin amerikan në 1994. Sekretari i përgjithshëm i saj, Saeb Erekat, e cilësoi ndërkohë lëvizjen më të fundit një përshkallëzim të rrezikshëm.