Tashmë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ato të cilët po mbajnë vendin e parë mbi rastet dhe viktimat me Koronavirusin e ri.
Sipas “Worldmeter” në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 2407 persona, 778 prej të cilëve janë në New York ndërkohë që ky i fundit mbetet vendi më i prekur.
Shifrat e fundit të publikuara nga Departamenti i Shëndetësisë tregojnë se në New York numri i viktimave ka qenë më i lartë se në të gjithë Italinë.
Deri tani në SHBA janë infektuar 614.246 persona ndërkohë që 26.064 kanë humbur jetën.