Disa persona u qëlluan me armë zjarri nga një person në një kishë në Michigan të dielën. Personi që sulmoi Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme në Grand Blanc, është neutralizuar thotë policia lokale një deklaratë në Facebook.
“Nuk ka asnjë kërcënim për publikun në këtë kohë”, shtoi policia.
Hetuesit nuk dhanë informacion mbi numrin e personave të lënduar, ndërsa mediat amerikane raportojnë për viktima.
Besimtarët të dielën po mbanin zi për vdekjen e presidentit më të vjetër të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, Russell Nelson.