Bota

Shefja e re e të drejtave e OKB-së shpreh shqetësim për abuzimet në botë

Shefja e re e të Drejtave të Njeriut në Kombet e Bashkuara shprehu shqetësime për disa vende. Në të parin fjalim, Michelle Bachelet, i bëri thirrje Kinës të lejojë monitoruesit të inspektojnë gjendjen e ujgurëve në kampet e ngritura në provicën Ksinjang. Gjithashtu, ajo u shpreh e alarmuar nga dhuna kundër emigrantëve në Gjermani, Austri e Itali. Duke u ndalur te SHBA-ja, Bachelet tha se ndarja e familjeve emigrante nga autoritetet është “e pandërgjegjshme” dhe shprehu shqetësim për rreth 500 fëmijë emigrantë që janë marrë nga prindërit e tyre dhe nuk janë ribashkuar ende me ata. Bachelet shprehu shqetësim edhe për “operacionet e vazhdueshme ushtarake” në provincën Idlib të Sirisë, duke vënë theksin mbi, siç tha, “vuajtjet e pafundme dhe të tmerrshme” të popullit sirian.