Episodin e sotëm të “Pardon My French” padyshim që nuk duhet ta humbisni! E ftuar ekskluzivisht për TAR, ish- banorja e “Big Brother VIP”, Sheila Haxhiraj e cila u largua spektaklin e së premtes të kaluar ka rrëfyer shumë. Mes pyetjeve të shumta, nga ato më të zakonshmet e deri te ato më pikantet, këngëtarja nuk ka ngurruar të tregojë shumëçka.
Fillimisht, Sheila i pyet se përse zgjodhi të “luajë rolin e vajzës së mirë” duke mos u përfshirë në shumë debate, por duke zgjedhur të qëndrojë pak më e tërhequr. Ndoshta për këtë fakt ka ndikuar familja e saj jashtë ndaj nuk ka dalë jashtë kornizave?
Po unë jam një vajzë e mirë. Shiko, unë doja të tregoja Sheilën ashtu siç është. Kam të dy anët si të mirën dhe të keqen. Nëse kam transmetuar të mirën tregon që unë ajo jam. Nuk ka të bëjë, unë kur kam hyrë në atë shtëpi nuk kam menduar as familje dhe askënd tjetër.
Si e penalizuara nga publiku me anë të televotimit, Sheila u pyet se çfarë do të kishte bërë ndryshe brenda shtëpisë dhe se si e organizoi lojën, që fatkeqësisht nuk u pëlqye nga ndjekësit e “Big Brother VIP” që e votuan bukuroshen të dilte për të humbur në këtë mënyrë garën për çmimin e madh.
Po të njëjtën gjë do bëja. Javën e parë isha e hutuar, javën e dytë analizova çdo situatë, por nuk e përdora për të përfituar nga të tjerët. Për çfarë të luftoja për 100 mijë euro? Më vlen më shumë karakteri.
E teksa ky edicion i “Big Brother” ka padyshim shumë këngëtarë që e kanë “përdorur” edhe lojën brenda shtëpisë për të reklamuar këngët e tyre, Sheila nuk e përdori këtë metodë.
Kam kënduar po ndoshta nuk është transmetuar. Kush e kishte mendjen te kënga ime me sa gjëra ndodhnin aty. “Vëllai i madh” është treguar i mirë, i ka transmetuar këngët tona, po ku di unë si është transmetuar jashtë.