Episodin e sotëm të “Pardon My French” padyshim që nuk duhet ta humbisni! E ftuar ekskluzivisht për TAR, ish- banorja e “Big Brother VIP”, Sheila Haxhiraj e cila u largua spektaklin e së premtes të kaluar ka rrëfyer shumë. Mes pyetjeve të shumta ngacmuese nga Jonida dhe Kevi, këngëtarja nuk ka ngurruar të tregojë shumëçka.
Një prej marrëdhënieve më të diskutuara brenda shtëpisë ka qenë edhe ajo mes Semit dhe Donaldit. Por a e ka parë Sheila me syrin që gjithë publiku jashtë e pa afrimitetin mes tyre?
Të ngjitur ishin, prandaj kam dyshuar në fillim. Kur njoha Semin dhe historinë e saj bëri sens ajo që pashë për mbështetjen e Donaldit. Ai e ka ditur pikën e saj të dobët dhe ka ndërhyrë për të. Aty e kam kuptuar që nuk ka qenë ashtu siç dukej.
Sheila gjithashtu u vu pak para ‘përgjegjësisë’ nga Jonida dhe Kevi, të cilët i kërkuan bukuroshes nga një mendim për secilin nga banorët aty brenda, duke na habitur paksa me përgjigjet e saj.
Iliri- E kam xhan.
Donaldi- I zgjuar.
Semi- Pozitive.
Arditi- Inteligjent
Kledi- i sinqertë
Sabiani- ‘Nana krimit’
Arjola- dashuri
Beatrix Ramosaj- Nuk jam njohur shumë, më duket sensitive.
Sarah- karizmatike
Einxhel- e shkathët
Monika- (zgjodhi të mos komentojë)
Fifi- e kam xhan.
Graniti- çun i mirë mo, joshës.
Beniada- inteligjente