Dashi, Demi dhe Luani janë shenjat që nuk ‘lëshojnë pe’ lehtë. Dashi është kokëfortë nga natyra impulsive dhe dëshira për të qenë gjithmonë i pari. Kur Dashi beson në diçka, ai e përkrah deri në fund, pa marrë parasysh mendimet e të tjerëve. Ai nuk pranon lehtë të gabojë, sepse e sheh veten si lider dhe fitues.
Demi është kokëfortë për arsye të tjera: ai e do stabilitetin. Kur merr një vendim, ia ka bërë analizën me kohë dhe ndryshimi e shqetëson. Për këtë arsye, e ka të vështirë të përshtatet me situata të reja ose t’i ndryshojë planet, edhe kur dikush përpiqet t’i shpjegojë se ekziston një zgjidhje më e mirë. “Nëse nuk është prishur, mos e ndreq!” është filozofia e tij.
Luani është kokëfortë për shkak të krenarisë. Ai beson fort në vetvete dhe dëshiron të perceptohet si i sigurt dhe i fortë. Edhe kur e di se nuk ka të drejtë, nuk do t’ua japë të tjerëve “kënaqësinë” e rrëfimit të gabimit. Për të, reputacioni dhe imazhi janë shumë të rëndësishëm.
Nëse ka diçka që i bashkon këto tre shenja, është fakti se besojnë në veten e tyre – pa kompromis.