Horoskopi Love & Sex

Shenjat e zodiakut që Shën Valentini do t’i gjejë beqarë!

Dita e Shën Valentinit po afron, por jo të gjithë kjo ditë do t’i gjejë me njeriun e zemrës. Tre shenja të zodiakut me siguri do t’i gjejë Shën Valentini beqarë këtë vit.

Ujori

Ujori nuk është kundër dashurisë, por nëse i duhet të zgjedhë mes një darke romantike me qirinj dhe një diskutimi magjepsës për të ardhmen e njerëzimit, do të zgjedhë këtë të fundit. Ai është aq i pavarur dhe i zhytur në mendimet e tij, saqë nëse nuk i kujtoni se çfarë dite është, ai ka të ngjarë ta harrojë plotësisht.

Shigjetari

Ai është njeriu që dëshiron ta jetojë jetën e tij të lirë, pa angazhime dhe detyrime. Nëse ka ndodhur së fundmi të jetë ndarë, do ta shohë si një mundësi për aventura të reja, ndërsa nëse ka kohë që është vetëm, thjesht po shijon rrugëtimin e jetës. Për Shigjetarin, Dita e Shën Valentinit është si një festë tjetër komerciale që nuk ka shumë kuptim.

Virgjëresha

Nëse ka një shenjë që me të vërtetë nuk e ka problem të jetë vetëm në 14 shkurt, ajo është Virgjëresha. Virgjëresha nuk do të bëjë dramë, nuk do të ankohet, thjesht do të vazhdojë jetën e tij sikur të mos ketë asgjë të keqe.