Aktualitet

Shënohen 30 viktima nga Covid-19 më Shqipëri

Shënohet viktima e 30-të nga COVID-19 në Shqipëri. Një 50-vjeçar nga Tirana i shtruar në Infektiv, i cili ka pasur dhe sëmundje shoqëruese humbi betejën e tij me koronavirusin, ndërsa një natë më parë ndërroi jetë një 73-vjeçar nga Durrësi. Prej 24 ditësh, i moshuari mbahej i intubuar në Spitalin COVID-2 “Shefqet Ndroqi”.