Showbiz

Shënohen 5-së viktima nga Covid-19 në Shqipëri

Teksa presim për përditësimin e situatës së Covid-19 në vendin tonë, fatkeqësisht janë konfirmuar 5 viktima, 2 pacientë prej të cilëve kanë humbur jetën mëngjesin e ditës së sotme.

Bëhet fjalë për 43-vjeçarin nga Kavaja i shtruar në spitalin infektiv i cili gjendej në terapi intensive. Ai ishte vendosur në frymëmarrje të drejtuar por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

Viktima e 5-të ishte 61-vjeçari nga Tirana i cili krahas obezitetit nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër. Edhe ai ishte në frymëmarrje të drejtuar dhe nuk ka mundur të mposhtë luftën me Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.