Lifestyle

Sheqeri i fshehur te ushqimet për fëmijët?! Studimi tregon rrezikun për obezitet dhe diabet në moshë të re!

Një analizë e fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) paralajmëron se shumë ushqime të ambalazhuara për fëmijë, si biskota “për bebe”, kos “për fëmijë” dhe lëngje frutash, përmbajnë sasi të larta sheqeri të shtuar, pavarësisht se shiten si “të shëndetshme” ose “natyrale”.

Sipas raportit, fëmijët që konsumojnë rregullisht produkte me sheqer të shtuar që në vitet e para të jetës kanë rrezik më të lartë për obezitet, rezistencë ndaj insulinës dhe probleme metabolike në adoleshencë.

Mjekët theksojnë se shijet e ëmbla të krijuara në fëmijëri ndikojnë tek preferencat ushqimore gjatë gjithë jetës.

Nutricionistët këshillojnë prindërit të lexojnë me kujdes etiketat, të shmangin produktet ku sheqeri, shurupi i glukozës/fruktozës apo ëmbëlsuesit sintetikë janë në vendet e para të listës së përbërësve, dhe të zgjedhin alternativa më të thjeshta: fruta të freskëta, kos natyral pa sheqer, pure shtëpie.