Bota Botë e Çuditshme

“Kush je ti?”/ Sherr mbi arkivol, gratë rivale rrihen për të vdekurin (Video)!

Një sherr i pazakontë ndodhi në Meksikë kur gjatë një funerali, dy gra u konfliktuan mes tyre. Në videon e publikuar nga mediat e huaja, shihet momenti kur nis edhe përplasja, duke sjellë shqetësim te të pranishmit që ishin për ceremoninë e lamtumirës.

Konflikti nisi kur një grua u shpreh: Dashuria ime do të më mungosh shumë.

Kjo fjali solli revoltën e gruas tjetër, e cila menjëherë ngriti zërin dhe pyeti “Kush je ti?”

https://www.youtube.com/watch?v=SijtRgRa5JM

Pasi kuptoi se gruaja e parë kishte pasur një lidhje me të ndjerin, gjërat dolën jashtë kontrollit.