Aktualitet

Sherr mes dy personave në Tiranë, goditet me thikë 55-vjeçari!

Një sherr mes dy personave u regjistrua mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Nisharaku”. Dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta një 48-vjeçar goditi me thikë një 55-vjeçar. Autori u shpall në kërkim.

Njoftimi:

Rreth orës 07:40, në vendin e quajtur “Nisharaku”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. N., 48 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin A.M., 55 vjeç, i cili është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.