Aktualitet

Sherr mes një grupi të rinjve në Konispol, dy prej tyre plagosen rëndë! (EMRAT)

Një konflikt mes dy grupeve të rinjsh ka degjeneruar në dhunë dhe përdorim të sendeve të forta mbrëmjen e së shtunë rreth orës 20:00 në fshatin Shkallë, të Bashkisë Konispol.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se në konflikt janë përfshirë të paktën 6 persona. Prej tyre ka pasur edhe të gjakosur. Në spitalin e Sarandës kanë shkuar për mjekim 3-4 persona, por  mësohet se 19-vjeçari Amarildo Saliko nga Konispoli dhe 22-vjeçari Flori Pasho nga fshati Shalës kanë qenë të plagosur më rëndë. Ata kishin pasur të çara 3-4 cm në kokë dhe kanë marrë ndihmë në spital.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe mësohet se janë shoqëruar 4 persona të cilët po merren në pyetje për të sqaruar shkaqet e kësaj ngjarjeje.