Sherr mes disa të rinjve në Sarandë, një 29-vjeçar u godit me thikë. I dëmtuar mbeti shtetasi Gerald Papara. Pas kallëzimit në polici, u shpall në kërkim Aleksandër Muçodemi, 19-vjeçar, i dyshuar si autor i ngjarjes, të ndodhur në vendin e quajtur “Eukalipti”. Specialistët referuan materialet në Prokurori.
Specialistët referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A.M., 19 vjeç, banues në Sarandë, pas kallëzimit të shtetasit G.P., 29 vjeç. Ky i fundit pretendon se më datë 05.04.2026, në vendin e quajtur “Eukalipti”, në Sarandë, është goditur me mjet prerës (thikë) nga shtetasi A. M., duke pësuar dëmtime, thuhet në njoftimin e policisë.