Sport

“Shfuqizohet” KAS-i, gjykatat shqiptare mund të vendosin për Skënderbeun?!

Gjykata e Apelit në Bruksel trondit botën e Drejtësisë Sportive. Kjo me vendimin që KAS-i, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës, nuk do të ketë më ekskluzivitetin të jetë shkalla më e lartë e gjykimit të çështjeve sportive. Për vendin tonë ky është një lajm i mirë për Skënderbeun. Ekipi vazhdon betejën ligjore me UEFA-n për penalizimin nga aktivitetet europiane për 10 vitet e ardhshme, për dyshime për fiksim rezultatesh. Sipas ndryshimeve më të fundit në Bruksel, çdo gjykatë kombëtare, pra gjykata shqiptare në këtë rast, mund të marrë në shqyrtim një çështje të tillë sportive.