Horoskopi Live From Tirana

“Shigjetari, Demi, Virgjëresha…”/Astrologia Liza Gjika zbulon shenjat me fat të vitit!

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë astrologia Liza Gjika. Ajo ka folur më shumë për numerologjinë, shenjat me fat për këtë vit, por jo vetëm…

Cila shenjë ka më shumë prioritet këtë vit?

Të gjitha, në të gjitha aspektet. Viti nuk fillon në 1 janar, ai është kalendarit. Viti fillon në 21 mars e tutje. Shenjat jepen më përpara, edhe pse nuk janë të prera me thikë. I pari është Shigjetari. I dyti që vjen në radhë është Demi dhe më pas vjen Virgjëresha. Do të kenë prioritet shumë të mirë. Janë dy shenjat e tokës shumë të fuqishme. Do të kenë hapësira shumë të mira. Virgjëresha, kanë qenë joaktivë një periudhë shumë të gjatë, vjen një moment tani që do të kenë oferta shumë të mira e duhet t’i shfrytëzojë këto. Virgjëresha është inteligjente, është e zgjuar, i kap momentet çfarë ka të bëjë me lek. Po të njëjtën gjë e ka edhe Demi, si shenjë toke. Do të kenë oferta shumë të mira, mund të kenë dhe zgjedhje shumë të mirë. Disa që kanë zvarritje në lidhjet e tyre ose mosvendosjen e gjërave, është një periudhë shumë e mirë që u jep këtyre të ndërtojnë një jetë të re. Të bëjnë ndryshime në jetën e tyre.