Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime vranësirash të dendura dhe intervale të pakta kthjellimesh. Reshje shiu të herëpas’hershme kishte që në orët e para të 24-orëshit, me intensitet të ulët deri mesatar, në formën e shtrëngatave. Në zonën e perëndimit dhe jugut, reshjet janë në periudha afatshkurtra në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-jug me shpejtësi mesatare 2-8m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi 12-15m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
13/22
Diell re shi
Kukës
12/15
Diell re shi
Lezhë
13/21
Diell re shi
Dibër
9/16
Diell re shi
Durrës
12/21
Diell re shi
Tiranë
14/24
Diell re shi
Elbasan
11/21
Diell re shi
Berat
11/21
Diell re shi
Vlorë
13/21
Diell re shi
Korçë
10/14
Diell re shi
Gjirokastër
9/21
Diell re shi
Sarandë
12/20
Diell re shi