Shtëpia e Giorgio Armanit në Nju Jork ka dalë në shitje. Është një apartament 2 000 metra katrorë në ”Madison Avenue”, në të cilin stilisti italian nuk ka jetuar kurrë. Kjo është vetëm një nga 10 rezidencat që dikur ishin në pronësi të Armanit. Apartamenti është projektuar nga vetë ai. I vendosur në katin e gjashtë, ai ka dy dhoma gjumi dhe dy banja. Dyshemetë me parket janë prej lisi të bardhë amerikan dhe tavanet janë mbi tre metra të larta. Dritaret janë të mëdha dhe të larta duke ofruar pamje spektakolare të horizontit të qytetit. Kuzhina me hapësirë ngrënieje është po aq mbresëlënëse, me banakë guri të lëmuar dhe pajisje luksoze.
Një ashensor gjysmë-privat hapet në një holl që të çon në një dhomë ndenjeje prej mbi 500 metrash katrorë. Tarifat mujore të mirëmbajtjes janë 6 695 dollarë dhe mbulojnë aksesin për palestrën, spa-në dhe sallonin e pritjes. Ndërkaq, në mitikun San Siro të Milano-s, ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore Milano Cortina u shndërrua në një spektakël ku sporti, arti dhe moda u bashkuan në një gjuhë të vetme vizuale. Vëmendja u përqendrua në një moment të veçantë; një homazh i ndjerë për Giorgio Armanin, stilistin që për dekada mishëroi elegancën italiane dhe që u nda nga jeta vitin e kaluar.
Deri në muajt e fundit të jetës së tij, Giorgio Armani kishte punuar drejtpërdrejt në konceptin artistik të ceremonisë së hapjes, me synimin për të sjellë në një skenë globale atë që ai e quante “elegancë pa kohë”. Për të, sporti dhe moda ishin dy forma të së njëjtës shprehje bashkëkohore, dhe pikërisht kjo ide përshkoi gjithë spektaklin.
Ishulli i vogël italian i Pantellerias po planifikon të riemërtojë aeroportin e tij, në nder të stilistit të ndjerë të modës Giorgio Armani, i cili shpesh i kalonte pushimet verore në pronën e tij atje. Armani, i cili ndërroi jetë në moshën 91 vjeç, kishte një pronë të madhe në ishull, i cili shtrihet midis Siçilisë dhe Tunizisë në Mesdhe, dhe do ta përdorte atë si vendpushim me familjen dhe miqtë kur të merrte një pushim të rrallë nga puna gjatë muajit gusht.