Milano po përjeton një moment historik pas ndarjes nga jeta të Giorgio Armani-t, stilistit legjendar që vdiq më 4 shtator, në moshën 91-vjeçare.
Edhe pse përmbajtja e tyre mbetet ende e panjohur, spekulimet janë të shumta mbi trashëgiminë financiare dhe mbi të ardhmen e shtëpisë së modës që ai themeloi në vitin 1975.
Armani, i cili nuk kishte bashkëshort apo fëmijë, gëzonte liri të plotë në ndarjen e pasurisë së tij. Pasuria e tij është vlerësuar në rreth 10 miliardë euro, duke përfshirë prona prestigjioze si një apartament në Nju Jork, vila historike në Forte dei Marmi dhe resortin e njohur La Capannina.
Në vitin 2023, ai ndryshoi statutin e kompanisë duke krijuar gjashtë klasa aksionesh me të drejta të ndryshme vote – një strategji e menduar për të garantuar stabilitet dhe për të ruajtur pavarësinë e markës.
Burime pranë kompanisë sugjerojnë se aksionet më të fuqishme, ato të Kategorisë A dhe F, mund të kalojnë në duart e Fondacionit Armani, i themeluar nga vetë stilisti.
Ky skenar do të siguronte vazhdimësinë dhe do të mbronte shtëpinë e modës nga fragmentimi apo ndikimet e jashtme, duke ruajtur vizionin e themeluesit.
Ndërkohë, Milano po përgatitet të nderojë figurën e tij me një ekspozitë madhështore dhe me sfilatat e fundit të dizajnuara prej tij gjatë Javës së Modës, që përkojnë me 50-vjetorin e themelimit të kompanisë. Një lamtumirë që, si gjithmonë, Armani e ka orkestruar me elegancë dhe vizion.