Aktualitet

Shitja e energjisë, 42 mln euro për katër muajt e parë të vitit

Shqipëria përfitoi 42 milionë euro nga eksporti i energjisë elektrike vetëm në katër muajt e parë të vitit. Pas krizës së thellë, që kaloi vitin e kaluar, sektori energjetik po përjeton një moment pozitiv falë reshjeve të shumta dhe situatës së mirë hidrike. Instituti i statistikave raportoi se për periudhën janar-mars të këtij viti, prodhimi vendas i energjisë arriti 3.2 miliardë kilovat orë, nga 1.6 miliardë kilovat që ishte në tremujorin e parë të 2017-ës.