Thuajse çdo problem i lëkurës buron nga mëlçia. Shpesh, trakti intestinal bëhet bashkëpunëtor nga halli. Sidoqoftë, ekzema, psoriaza, rosacea, lupusi, celuliti, vitiligoja, njollat e moshës apo njolla të tjera fillojnë dhe mbarojnë në mëlçi. Madje edhe aknet dhe celuliti e kanë origjinën në mëlçi. Këto probleme fillojnë kur në mëlçi hyn diçka që nuk duhej të hynte. Problemi i lëkurës varet nga lloji dhe sasia e helmit apo patogjenit në mëlçi. Shkenca dhe kërkimet mjekësore nuk e dinë këtë, sepse skanerat e sotëm nuk u japin mundësinë të kuptojnë se kur mëlçia është e mbushur me qeliza virale dhe toksina të ndryshme.
Ndërkohë, sipas teorisë autoimune, problemet e lëkurës shfaqen, sepse sistemi imunitar e shikon lëkurën si armik dhe fillon të hajë epidermën, duke shkaktuar inflamacion. Kjo teori është e gabuar. Ndonëse trupi mund të mbingarkohet dhe të sforcohet për të kryer funksionet e tij, ai nuk na tradhton kurrë. Një nga toksinat më antagoniste kur bëhet fjalë për problemet e lëkurës, është bakri. Tubat e bakrit janë një burim i zakonshëm i këtij metali të rëndë. Edhe pesticidet si DDT-ja dhe kushërinjtë e saj të ditëve moderne janë të pasura me bakër.
Këtë metal mund ta kesh grumbulluar në sasi të mëdha nga ekspozimi i drejtpërdrejtë gjatë jetës, por edhe ta kesh trashëguar nëpërmjet gjakut nga paraardhësit, të cilët mund të kenë qenë të tejngopur me të. Merkuri në mëlçi është një shkaktar tjetër i rëndësishëm i problemeve të lëkurës krahas pesticideve, herbicideve, tretësve, produkteve të naftës, antibiotikëve dhe barnave farmaceutike. Teksa me kalimin e kohës këta nxitës shtohen në mëlçi, organi dobësohet dhe bëhet i plogësht. Kur mëlçia mbingarkohet, nuk detoksikohet siç duhet. Funksionet e saj ngadalësohen. Ndonjëherë, këto helme në mëlçi mjaftojnë për të shkaktuar probleme në lëkurë.