Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Ushqimi që bën mrekulli për lëkurën? Si të ndihmosh aknet, thatësinë dhe shenjat e plakjes?

Nëse dëshiron një lëkurë të shëndetshme dhe të bukur, nuk mjaftojnë vetëm kremrat dhe serumet, edhe ushqimi që zgjedh çdo ditë ka ndikim të madh. Një dietë e pasur me vitamina, antioksidantë dhe yndyrna të shëndetshme, së bashku me hidrimin e mjaftueshëm, ndihmon lëkurën të qëndrojë elastike, e butë dhe me shkëlqim natyral.

Për njollat dhe pigmentimin

Vitaminat C dhe antioksidantët ndihmojnë në trajtimin e tyre. Agrumet, mjedrat, kiwi dhe domatet duhet të jenë pjesë e rregullt e menusë.

Për kontrollin e yndyrës dhe reduktimin e puçrrave

Ushqimet me indeks të ulët glicemik, si fruta, perime dhe ushqime të pasura me vitaminë A (karrota, mango), ndihmojnë më shumë se buka e bardhë, makaronat dhe ushqimet e përpunuara.

Për thatësinë dhe plakjen

Avokado, arrorë, vezë, peshk me yndyrë si salmoni dhe fara janë burime të yndyrnave të mira, vitaminës E dhe antioksidantëve. Këto lëndë ushqimore mbajnë lëkurën të hidratuar, reduktojnë inflamacionin, rrisin elasticitetin dhe e mbrojnë nga radikalet e lira që nxisin plakjen.

Duke ndjekur këto këshilla, dieta juaj mund të bëhet një “sekret” i vërtetë bukurie, që përmirëson dukshëm gjendjen dhe pamjen e lëkurës.