Lëvizje në rradhët e drejtuesve të Policisë së Vlorës, shkarkohet drejtori Gentian Shehaj, zëvendësohet me Artion Dukën. Shehaj i cili mban gradën Drejtues i Parë, merr një detyrë të re në Akademinë e Sigurisë. Ndërkaq, kreu i ri i bluve të Vlorës, që prej rreth një viti drejtonte Policinë e Beratit është përmendur në çështjen e përgjimeve të paligjshme, përmes pajisjes “IMSI CATCHER”. Sipas Opozitës, Artion Duka e përdori për të përgjuar politikanë, ambasadorë, analistë e gazetarë.