Aktualitet

Shkarkohet nga detyra Drejtori i Burgjeve Arben Çuko

Largohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve. Në vend të Arben Çukos u emërua Stefan Çipa. Ministria e Drejtësisë argumenton në deklaratën e saj se lëvizja bëhet me qëllim përmirësimin e sistemit të vuajtjes së dënimit. Stefan Çipa më herët mbante postin e zv.ministrit të Brendshëm.