Presidenti amerikan Donald Trump, fëmijët e tij dhe bashkëpunëtorë të ngushtë janë aktualisht fokusi i të paktën 17 hetimeve mbi mashtrime të mundshme, shqpërdorim fondesh të fushatës, mbledhje fondesh të padrejta, ndikim nga fuqi të huaja dhe pengim drejtësie. Numri i akuzave është më i pazakonti në historinë presidenciale, por mbështetësit e presidentit thonë se ato janë gabime të vogla dhe se këto hetime janë të motivuara politikisht.