Aktualitet

Shkeljet në doganën e Durrësit, masë disiplinore për 28 doganierët

Task Forca Antikorrupsion në Ministrinë e Drjetësisë në një kontroll në Doganën e Portit të Durrësit, evidentoi një sërë shkeljesh, që sollën penalizime për 28 doganierë, mes të cilëve edhe kryetarin e Doganës së Durrësit. Ministrja Etilda Gjonaj, njoftoi se për të rekuperuar dëmet e shkaktuara nga shkelja e ligjit, doganierëve do t’u mbahet 1/3 e pagës së tyre. Gjithashtu theksoi se kryetarit të Doganës së Durrësit, i pezullohet e drejta e ngritjes në detyrës, dhe nuk mund t’i rritet as paga për një periudhë 2-vjeçare.