Aktualitet

Shkodër, humb jetën i paraburgosuri!

Një i paraburgosur në Shkodër sot humbi jetën pas një problemi shëndetësor. Sipas IEVP-së Shkodër, 62-vjeçari pësoi një përkeqësim të papritur të gjendjes shëndetësore, çfarë bëri të nevojshme ndërhyrjen e menjëhershme të personelit mjekësor.

Ai u dërgua drejt Spitalit të Koplikut, por nuk mundi të mbijetonte. Kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së të paraburgosurit, që ndodhej në qeli me djalin e tij.

Shifrat e bëra zyrtare disa javë më parë nxorën një realitet të rëndë në burgjet shqiptare. 134 persona kanë humbur jetën në institucionet e vuajtjes së dënimit nga 2020-ta më 2025-ën dhe pesë raste të tjera kanë ndodhur vetëm gjatë këtij viti.