Aktualitet

Shkodër, ndoten ujërat e Komanit

Ndotjes së ujërave me plastikë dhe mbetjeve të tjera nuk i ka shpëtuar ditët e fundit as Liqeni i Komanit në Shkodër. Qytetarët denoncojnë këtë fenomen pasi sipas tyre nuk merren masa për të pastruar liqenin në një kohë që ka shumë turistë që udhëtojnë në këto ujëra për të shijuar bukuritë e natyrës.